Gjellë me Presh, Domate dhe Mish

Preshi është me të vërtetë një mrekullie e kuzhinës, ai përmban 1/8 e sasisë ditorë të kaliumit që i nevojitet trupit tuaj.

Ngrënia e vazhdueshme e kësaj perimeje gjithashtu mbron edhe në shëndetin e zemrës e uljen e kolesterolit.

Për ta shijuar sa më të mira e për të përfituar sa më shumë vlera, AgroWeb.org ju këshillon ta përgatisni si më poshtë.

Kombinimi që kemi zgjedhur është sa interesant aq edhe i veçantë për t’u gatuar.

Pasi gjella që do të përgatisni në fund do t’ju dhurojë shijen e të gjithë përbërësve në vetën një kafshatë.

Përbërësit

  • 600 gr mish viçi
  • 4 presh
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 gotë lëng mishi ose 1 koncentrat
  • 400 gr domate
  • Piper
  • Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të zieni mishin derisa të zbutet dhe ta prisni në copa të vogla.

Ndërkohë prisni edhe preshin në rrathë të vegjël dhe vendoseni të skuqet në një tenxhere me pak vaj ulliri.

Aty shtoni kripë, 1 gotë me lëng mishi dhe lëreni të ziejë gjysmë të mbuluar në zjarr mesatar.

Kur lëngu të fillojë të mpikset, shtoni mishin përziejeni në mënyrë që të marrë shije dhe shtoni domatet e qëruara e të prera në copa.

Hidhni pak kripë dhe piper dhe vazhdoni me zierjen për 20 minuta të tjera.

Në fund e gjithë gjella duhet të jetë e lidhur dhe jo fort e lëngëshme.

Mund ta shërbeni të ngrohtë dhe ta shoqroni me më shumë piper apo bukë të thekur./AgroWeb.org

SHARE