A Mund t’ju Ndihmojnë Ullinjtë të Humbisni Peshë?

Ullinjtë shpesh konsumohen si një meze e lehtë dhe e kripur.

Ato janë të njohur për përmbajtjen e yndyrnave të dobishme dhe janë një nga ushqimet më të njohura të regjimit ushqimor mesdhetar.

Por a mund të ndihmojnë në reduktimin e peshës? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrat se si ullinjtë mund të jenë një zgjedhje e mirë për këtë qëllim.

Si ndikojnë ullinjtë në humbjen e peshës?

Ullinjtë mund të ndikojnë në peshën tuaj në mënyra të ndryshme.

Kanë një densitet të ulët kalorish

Ullinjtë e zi ose jeshil kanë një densitet shumë të ulët kalorish dhe kjo mund të nxisë humbjen e peshës.

Ushqime të tilla kanë tendencë t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë dhe kështu ju do të kontrolloni më mirë ndjesinë e urisë.

Janë të pasur me yndyrna të shëndetshme

Të gjitha yndyrnat përmbajnë të njëjtën sasi kalorish, por yndyrat e pangopura ndikojnë në mënyrë të dobishme në trupin tuaj.

Në veçanti, zëvendësimi i karbohidrateve dhe yndyrave të tjera me yndyrna të pangopura, mund të zvogëlojë inflamacionin dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Yndyrnat e pangopura gjenden në ushqime si ullinjtë, arrorët, avokadot dhe vajrat me bazë bimore.

Disa kërkime lidhin regjimet ushqimore të larta me yndyrna të pangopura drejtpërdrejt me humbjen e peshës.

Regjimi i duhur ushqimor mesdhetar

Regjimi ushqimor mesdhetar konsiderohet si më i shëndetshmi, pasi bazohet tek konsumi i ushqimeve të plota dhe ushqimve të detit.

Dhe duke qenë se kufizon ushqimet e përpunuara, ky regjim mund të nxisë humbjen e peshës.

Ullinjtë, vaji i ullirit dhe yndyrnat e tjera të shëndetshme janë një element kyç i këtij regjimi.

Krahas peshës, regjimi ushqimor mesdhetar duket se ofron një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore.

Përfundimi

Ullinjtë kanë një densitet të ulët kalorish dhe janë një burim i mirë i yndyrave të shëndetshme, dy faktorë që mund të nxisin humbjen e peshës duke ju ndihmuar të jeni të ngopur për më gjatë./AgroWeb.org

SHARE