BESIMTARËT MYSLIMANË FESTOJNË FITËR BAJRAMIN

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot Festën e Fitër Bajramit një nga ditët më të lumtura në traditën myslimane që shënon fundin e agjërimit dhe muajin e Ramazanit. Fitër Bajrami, një nga dy festat më të mëdha islame, filloi mëngjesin e sotëm me faljen e Bajramit në xhamitë në të gjithë Malin e Zi. Sipas informacioneve të Meshihatit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, namazi i Bajramit është falur në më shumë se 130 xhami në Mal të Zi. “Paqja është themeli i respektit të ndërsjellë dhe zhvillimit të rinisë së shëndoshë, familjeve të qëndrueshme dhe një shteti të drejtë dhe të begatë,” ka thënë kreu i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, në mesazhin me rastin e Fitër Bajramit. “Ramazani ishte një mundësi për të pastruar zemrat tona dhe për t’u kthyer në natyrën fillestare, për të reflektuar në thelbin tonë, për të gjetur mirësinë dhe mëshirën fillestare dhe si të tillë, ta përhapim atë në komunitetin të cilit i përkasim”, tha Fejziq.

SHARE