LQ URA KA PARAQITUR NË PROCEDURË PROPOZIMIN E LIGJIT PËR ORIGJINËN E PRONËS

Lëvizja qytetare URA ka paraqitur kërkesë për miratimin në procedurë parlamentare të Ligjit për origjinën e pronës.

Sipas kësaj zgjidhjeje ligjore, asnjë deputet aktual apo ish-deputet nuk mbrohet me imunitet nga shqyrtimi i pasurisë së fituar, tha deputeti i asaj partie, Millosh Konatar.

Lideri i LQ URA, Dritan Abazoviq tha se pas një viti e kanë rikthyer në procedurë Ligjin për shqyrtimin e origjinës së pronës.

“Kemi dorëzuar në procedurë parlamentare Ligjin për hetimin e origjinës së pronës, pas një viti pritje dhe pas njoftimeve të shumta se deputetët do të mblidheshin dhe do të bënin një zgjidhje më të mirë ligjore, por pasi nuk bënë asgjë, vendosëm të aktivizojmë Ligjin përsëri në procedurë për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme”, theksoi Abazoviq.

Nëse do të kishim një zgjidhje të tillë ligjore, ai pretendon se të paktën 25 milionë euro do të kishin përfunduar në arkën e shtetit dhe se kjo pronë mund të vihej në përdorim të qytetarëve sepse është fituar në mënyrë të paligjshme.

SHARE