NXËNËSIT E KLASAVE TË IX DO TË NDJEKIN MËSIMIN NË SHKOLLË

Institucionet arsimore publike dhe private në komunat Plav, Guci, Petnjicë, Herceg Novi, Zhablak, Tivat, Kotorr, Pluzhine, Budva, Tuz, Rozhaj, Danillovgrad, Tivar dhe Mojkovc do të punojnë rregullisht javën e ardhshme, nga 5 deri në 9 Prill. Në komunat e tjera në Mal të Zi, parashkollorët publike dhe private nuk do të funksionojnë, ndërsa shkollat fillore dhe të mesme dhe institucionet e arsimit të lartë do të vazhdojnë të zbatojnë mësimin në distancë, me përjashtim të nxënësve të shkollës fillore të klasës së nëntë, të cilët do të ndjekin mësimin në shkollë në të gjitha komunat. Ky vendim u mor me qëllim që të ofrojë mbështetje shtesë për nxënësit e klasave të nënta, duke marrë parasysh që provimi i ekstern i njohurive të nxënësve në fund të ciklit të tretë të shkollës fillore do të bëhet më 13, 14 dhe 15 Prill 2021. Ekzaminimi i njohurive, përgatitja e testeve, kontrolli dhe detyrat e shkruara mund të realizohen, nëse është e nevojshme, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në territorin e Malit të Zi në përputhje me rekomandimet në lidhje me parandalimin e epidemisë. Vendimi u mor në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike dhe masat e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Shkollat dhe opinioni do të informohen në kohën e duhur për hapat e mëtejshëm në organizimin e mësimit, të cilat do të ndërmerren në përputhje me situatën epidemiologjike.

SHARE