NË MAL TË ZI, 140 TË INFEKTUAR ME KORONAVIRUS

Në Mal të Zi, 17 raste të reja të koronavirusv janë konfirmuar.  Kjo ka rritur numrin e pacientëve në 140, tha epidemiologu në Institutin e Shëndetit Publik Senad Begiq.
 Ndërsa natën e kaluar, 110 mostra janë analizuar dhe 17 ishin pozitive.  Në Podgoricë, janë regjistruar 11 pacientë të rinj, pesë në Bijelo Polje dhe një rast në Nikshiq.
Begiq tha se ishte një ditë e vështirë por jo edhe më e vështira për ne në Mal të Zi. 
“Ne presim një rritje të numrit të pacientëve në periudhën e ardhshme,” tha Begiq. 
Shefja e Seksionit Operacional të Trupit Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive Vesna Miranoviq tha se 1,028 persona ka në karantinë. Vetëm një person karantinë është pozitiv për virusin korona.
Miranoviq deklaroi se një grup i ri njerëzish u pranua dje në karantinë dhe grupi i mëparshëm shkoi në izolim.

SHARE