Në ditët në vijim, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq duhet të propozojë modele për zgjidhjen e situatës politike në lidhje me zgjedhjen e një qeverie të re apo rindërtimin e asaj ekzistuese.
Ky informacion është konfirmuar për Portalin RTMZ pas takimit të përfaqësuesit të Qeverisë dhe liderit të Demosit, Miodrag Lekiq, me Abazoviqin, pas të cilit u kristalizuan tri zgjidhje.
Deputetët do të kenë tre opsione: zgjedhjen e Qeverisë Teknike, e cila do të ketë për detyrë formimin e zgjedhjeve, Qeverinë politike dhe rindërtimi i asaj ekzistuese.
Nuk dihet qëndrimi i përfaqësuesve të mazhorancës parlamentare për zgjidhjen e krizës për shkak të perceptimeve të ndryshme të partive të mazhorancës.
Pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit në gusht të vitit të kaluar, mazhoranca u pajtua që Lekiq të formojë një qeveri të re.
Megjithatë, presidenti i vendit, Millo Gjukanoviq, refuzoi t’i jepte Lekiqit një mandat, pas së cilës shumica aktuale miratoi ndryshimet në Ligjin për Presidentin në fund të vitit të kaluar, duke i mundësuar kështu Lekiqit të formojë qeverinë.
Negociatat për formimin e qeverisë së Lekiqit dështuan menjëherë në fillim të këtij viti dhe sipas ndryshimeve në Ligjin për Presidentin, nëse nuk formohet qeveria deri më 16 mars, Kuvendi duhet të shpërndahet.