Limoni: Faktet e ushqyerjes dhe përfitimet shëndetësore

Sezoni i kultivimit të limonit është stina e verës. Përdorimi i tij është i gjithanshëm, mund të përdorni në ujë të ftohtë ose të ngrohtë, në limonadë, koktej të ndryshëm, të zbukurojmë ushqimin, të shijojmë ushqimin, sallatat e ndryshme, të hahet në feta apo dhe dekore të ndryshme në pjata, gota e servimi.

Sa i përket lëndëve ushqyese, Alisa Rumsey, dietologe e njohur në Nju Jork, si dhe specialist e certifikuar e forcës dhe kondicionimit tregoi se limonët janë të pasur me vitamin C, folate, kalium, flavonoidë dhe komponime të quajtura limonina.

Këtu janë faktet ushqyese për limonët, sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, e cila rregullon etiketimin e ushqimit përmes Aktit Kombëtar të Etiketimit dhe Edukimit:

¼ filxhan lëng limoni përmban 31% të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës C dhe 3% folat, 2% kalium dhe së bashku rreth 13 kalori sipas World’s Healthies Foods. Ndërsa një limon i papërpunuar përmban 139% të vitaminës C në rekomanduar dhe 22 kalori gjatë ditës.

Tek përfitimet shëndetësor, limoni luan një rol të rëndësishëm Vitamina C, stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe mund të mbrojë integritetin e qelizave imune.Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e leukociteve, të cilat prodhojnë substanca antivirale sipas Institutit Linus Pauling në Universitetin Shtetëror të Oregonit.

Një meta-analizë e vitit 2010 e botuar në The European Journal of Internal Medicine zbuloi se rezultatet nga studimet klinike që shqyrtonin acidin folik dhe sulmet në zemër nuk ishin përfundimtare, por konsumi i acidit folik mund të rezultojë në një përmirësim modest në reduktimin e goditjes.

Vitamina C, gjithashtu, është e lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve kardiovaskulare, tha Rumsey. Një studim i vitit 2015 i botuar në The American Journal of Clinical Nutrition shqyrtoi më shumë se 100 mijë njerëz dhe zbuloi se ata që hanin më shumë fruta dhe perime kishin një rrezik 15 për qind më të ulët për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

Ata me nivelet më të larta të vitaminës C në plazmën e tyre kishin shkallë edhe më të reduktuar të sëmundjeve të zemrës. Shkencëtarët teorizojnë se vitamina C mund të ketë përfitime kardiovaskulare sepse është një antioksidant që mbron nga radikalet e lira të rrezikshme. Ai gjithashtu mund të ulë kolesterolin e keq LDL dhe t’i mbajë arteriet fleksibël, sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland.

Limonina gjithashtu është lidhur me një ulje të rrezikut të kancerit, tha Rumsey. Një artikull i vitit 2012 në Journal of Nutrigenetics and Nutrigenomics shqyrtoi limoninat në qelizat e kancerit të gjirit dhe zbuloi se ato mund të jenë një ndihmë e dobishme për kimioterapinë.

“Folati është thelbësor për gratë shtatzëna për të parandaluar defektet e tubit nervor”, tha Rumsey. Ndërsa folati është i pranishëm në vitaminat prenatale, konsumimi i tij përmes ushqimeve të plota është një mënyrë e shkëlqyer për t’u siguruar që trupi e përthith atë.

SHARE