URSULA VON DER LEYEN: E ARDHMJA E SHQIPËRISË ËSHTË NË BE, NEGOCIATAT DUHET TË FILLOJNË

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka komentuar takimin e djeshëm me kryeministrin e Shqipërisë në Bruksel. Me një shënim në “Twitter”, znj. Leyen thotë se fokusi i bisedës është përqendruar tek negociatat e pranimit të vendit tonë në familjen evropiane. “Isha e lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria duhet të llogarisë mbështetjen e Bashkimit Europian për rindërtimin pas tërmetit dhe për të frenuar pandeminë. Shpresoj ta vizitoj së shpejti Shqipërinë. Ne diskutuam negociatat për anëtarësimin”, shkruan ajo. Ajo shkruan se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye shton Leyen negociatat e pranimit duhet të fillojnë pa humbur kohë. “Qëndrimi ynë është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian dhe negociatat duhet të fillojnë”, shkruan ajo.

SHARE