SPAJIQ: NË SEANCËN E QEVERISË NUK ËSHTË DISKUTUAR DORËHEQJA E KRYEMINISTRIT

Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq, tha se zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq dhe ministri i Punëve të Jashtme Gjorgje Radulloviq nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme të Qeverisë dhe se nuk është diskutuar për dorëheqjen e kryeministrit Zdravko Krivokapiq. Siç theksoi ai, po punojnë me plot vrull, përderisa kanë mbështetjen e Kuvendit dhe nëse e humbasin, egziston mundësia e formimit të një partie të re. Ai shtoi se ishte një seancë normale në të cilën u diskutuan për obligimet e rregullta. Ai theksoi se Ministria e Financave ka nisur një projekt të rëndësishëm në të cilin Mali i Zi është anëtarësuar në Fondin e Inovacionit të NATO-s. “Mali i Zi është i vetmi nga Ballkani që i është mundësuar të anëtarësohet në Fondin e Inovacionit të NATO-s, kështu që startup-et malazeze do të kenë një shans për të marrë investime dhe mentorë nga Brukseli, nga NATO. Seanca e radhës e Fondit është më 10 shkurt, ndaj ne po përgatitemi shpejt për një lëvizje të tillë. Do të jetë një hap i madh përpara për Malin e Zi dhe fakt është se asnjë vend tjetër në Ballkan nuk ka arritur t’i plotësojë kushtet për anëtarësim”, tha Spajiq. Ai theksoi se Qeveria është duke punuar plotësisht e relaksuar dhe me shpejtësi, sikur asgjë nuk do të ndodhë, përderisa kanë besimin e Kuvendit. “Në pjesën politike e kemi theksuar disa herë se kemi respektuar, do të thosha, qëndrimin parimor të kryeministrit, se gjatë kësaj Qeverie nuk do të formohet asnjë parti. “Kur të mos kemi besimin e parlamentit, gjërat do të ndryshojnë dhe do të shohim”, tha Spajiq.

SHARE