BOROVINIQ BOJOVIQ: KORONAVIRUSI ËSHTË I PA PARASHIKUESHËM, POR PRESIM TË HYJMË NË UJËRA MË TË QETA

Ministria e Shëndetësisë nesër do të prezantojë masat e ndryshuara në luftën kundër koronavirusit, ka bërë të ditur ministrja Jelena Boroviniq Bojoviq, duke thënë se presin të hyjnë në ujëra më të qeta, por se situata me virusin është plotësisht e pasigurt deri në fund. Ajo vlerësoi se masat para festave dhanë rezultat sepse nëse nuk do të ishin të tilla, numri i të infektuarve do të ishte shumë më i lartë. Si mjeke pulmonologe, kam parë aq shumë, jo vetëm për sa i përket pamjes klinike, por edhe fatit njerëzor, sa më mjafton për gjithë jetën por nuk e konsideroj sakrificë personale gjithçka që kam bërë për sistemin shëndetësor të Malit të Zi dhe do të investoja sërish të njëjtën mënyrë”, tha Dr. Boroviniq Bojoviq në një takim me krerët e të gjitha institucioneve shëndetësore të mbajtur më herët në Podgorica.

SHARE