Foto: Ilustrim
Shporta sindikale e konsumatorit në Mal të Zi për tremujorin e katërt të vitit është ulur me rreth 30 euro krahasuar me periudhën e kaluar, duke arritur në rreth 2.050 euro.
Ulja kryesisht lidhet me rënien e çmimeve të disa produkteve ushqimore dhe të shpenzimeve për arsim e kulturë.
Nga ana tjetër, disa kategori shpenzimesh janë rritur, si ato të banimit dhe komunalive, për shkak të faturave më të larta të energjisë, si dhe produktet e higjienës personale dhe kujdesit shëndetësor, ku ndikimi kryesor ka ardhur nga shtrenjtimi i barnave.
Në krahasim me një vit më parë, vlera e shportës së konsumatorit ka shënuar rritje të moderuar, ndërsa në dy vitet e fundit është rritur me mbi 10 për qind.









