Foto: /Facebook/
Këshilli Organizativ, së bashku me avokatin z. Kolë Camaj, u prit sot nga udhëheqësia e Komunës së Tuzit për të diskutuar çështjet që prekin të gjithë qytetarët e Malësisë, duke përfshirë problematikën e deponisë.
Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë mikpritëse, ku autoritetet komunale shprehën mbështetje të plotë dhe ofruan ndihmën e tyre për gjetjen e zgjidhjeve konkrete.
Këshilli Organizativ dhe avokati z. Camaj shprehën falënderimet e tyre për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e treguar nga Komuna e Tuzit.









