NGA 3 JANARI NUK HYN NË KOSOVË PA CERTIFIKATË VAKSINIMI ME TË DYJA DOZAT

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e rejat për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 6 dhjetor. Sipas masave të reja, ora policore do të mbetet në fuqi nga ora 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Çdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë njërën nga dëshmitë e kërkuara: certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë me dy doza, certifikatën e vaksinimit me një dozë – jo më të vjetër se katër javë, bashkë me testin RT-PCR negativ – jo më i vjetër se 48 orë, certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19.Nga data 3 janar 2022, për të gjithë personat që hyjnë në Kosovë do të vlejë dëshmia e certifikatës së vaksinimit për vaksinim të plotë me dy doza kundër COVID-19. Të gjithë punonjësve të institucioneve publike, si dhe personeli ndërmarrëve publike në pronësi të Qeverisë apo komunave, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e kërkuara më lartë, në mënyrë që t’iu lejohet hyrja në punë. Bartja e maskës është obligative, përveç në rastet gjatë ngasjes së automjetit vetëm. Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në 70 persona. Ceremonitë dhe ritet fetare lejohen të zhvillojnë aktivitetet e tyre deri në 50 për qind të kapacitetit. Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës.

SHARE