GJATË REGJISTRIMIT TË SIGUROHET MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE TË QYTETARËVE

Me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qasjes së Lirë në Informacion tha se gjatë atij procesi është e nevojshme të sigurohet mbrojtja e të dhënave personale.

Nga agjensioni thanë se Drejtoria e Statistikave është e detyruar të marrë të gjitha masat e nevojshme – administrative, logjistike-teknike dhe organizative, si dhe masat e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale nga aksesi, zbulimi apo abuzimi i paligjshëm.

“Mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve, si e drejtë themelore e njeriut, duhet të sigurohet gjatë zbatimit të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas”, thuhet në njoftim.

SHARE