PE, REZOLUTA PËR BALLKANIN PERËNDIMOR: SUNDIMI I LIGJIT, THELBI I DOKUMENTIT-VOTIMI NË NËNTOR

Sundimi i ligjit qëndron në thelbin e draft-rezolutës së miratuar nga Komiteti i Parlamentit Europian për Punët e Jashtme (AFET) në mes të tetorit e që prutet të votohet nga PE-ja në seancën plenare, të planifikuar te mbahet ne mesin e muajit nëntor. Rezoluta u fokusua tek shtetet e Ballkanit Perëndimor, Turqia dhe vendet e Partneritetit Lindor, duke vënë në dukje pengesat konkrete në rrugën e tyre europiane për t`u marrë në shqyrtim për secilin shtet individualisht. Edhe pse zgjerimi konsiderohej aty si një nga politikat më të suksesshme të BE-së të të gjitha kohërave, ai, nënvizohej në dokument, lipset të kryhet sic duhet duke vendosur në qendër të procesit sundimin e ligjit dhe reformat demokratike. “Sundimi i ligjit është thelbi i draftit”, pohoi për menaxheri i programit në Qendrën e Politikave Europiane nga Beogradi Strahinja Subotić. Por indeksi i Sundimit të Ligjit për 2022-shin publikuar nga worldjusticeprojetc, tregoi pikërisht se Shqipëria rezultonte këtë vit me një rënie prej tre vendesh. Indeksi krijohet mbi bazën e tetë faktorëve ku i pari është ai i kufizimeve në kompetencat e qeverisë që nënkupton se deri në çfarë pike institucionale dhe kushtetuese kufizohen zyrtarët për të mbajtur përgjegjësi para ligjit. Tek treguesi i mungesës së korrupsionit, Shqipëria rendihej e 107-ta, ndërkohë që një vit më patrë ishte e 105-ta; tek transparenca e qeverisë ishte e 84-tat mes 140 vendeve ndërkohë që një vit më parë ishte e 82-ta, tek rendi dhe siguria, e 50-ta nga vendi i 47 që ishim më herët. Përballë këtij hulumtimi aspak optimist, vendoset draft-raporti i PE-së, i cili i mëshon vecanerisht transformimit demokratik dhe sundimit të ligjit duke i vendosur në zemër të procesit të anëtarësimit në BE, krahas prioritetit që i duhet dhënë pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

SHARE