Juventusi sot feston 125-vjetorin e themelimit dhe me këtë rast ka publikuar në rrjetet sociale disa citate të famshme të futbollistëve të tyre legjendar.
Giampiero Boniperti, Omar Sivori, Alessandro Del Piero, Giorgio Chiellini, Carlos Tevez dhe Mario Mandzukic janë lojtarët e përzgjedhur që kanë folur për klubin.
“Juventusi nuk është vetëm ekipi i zemrës sime. Është zemra ime”, ishin fjalët e legjendës Giampiero Boniperti.
Alex Del Piero që ka bërë histori më këtë klub kishte thënë: Juve krijoi historinë e saj, që është e lidhur me triumfe dhe mentalitet fitues: kjo është forca e saj. Është një ekip që fiton pasi është mësuar të vuajë kur nuk fiton”.
Në mesin e të përzgjedhurve është edhe Mario Mandzukic, që e shpjegon se si funksionon klubi.
“E dija që Juventusi është një klub i madh me një traditë fantastike pas tij, por derisa ta përjetoni, nuk e kuptoni sa organizim i përsosur është dhe sa unik është mentaliteti dhe temperamenti i tyre”, kishte deklaruar kroati. /Telegrafi/