FD KA NISUR NJË INICIATIVË PËR TË ZGJEDHUR NJË QEVERI TË RE

Fronti Demokratik (FD) nuk është më një bashkëbisedues për riorganizimin e qeverisë dhe do të nisë një nismë për të zgjedhur një të re, tha aleanca politike. Një nga liderët e FD-së, Andrija Mandiq, në konferencën për media tha se kanë bërë përpjekje të mëdha për zgjidhjen e krizës politike në Mal të Zi dhe se ishin të gatshëm të marrin pjesë në rindërtimin e Qeverisë. Siç thekson ai, kishte kohë dhe hapësirë të mjaftueshme dhe të gjithë mund të jepnin një përgjigje pozitive. “Ka ardhur koha të konstatohet se për shkak të Dritan Abazoviqit dhe URA-s, si dhe për shkak të (Zdravko) Krivokapiqit, sa i përket FD-së, kjo fazë që ka të bëjë me rindërtimin e Qeverisë po i vjen fundi,” ka thënë Mandiq. “Ne po nisim një nismë të re, për zgjedhjen e një qeverie të re dhe do t’u propozojmë partnerëve nga shumica parlamentare që të zgjedhin një qeveri të re, një kryeministër të ri dhe ministra të rinj,” tha Mandiq. Në lidhje me këtë deklaratë të FD-së reagoi Zëvendëskryeministri dhe kreu i Lëvizjes Qytetare (LQ) URA Dritan Abazoviq ku theksoi se për të zgjedhur një qeveri të re, dikush duhet të rrëzojë atë ekzistuese. Abazoviq tha se URA është aty nëse duhet të ulen dhe të bëjë marrëveshje, duke shtuar se qëndrimi i kësaj partie ka qenë i qartë edhe më parë.

SHARE