PRESIDENTI BIDEN NËNSHKRUAN PROJEKT-LIGJIN QË SHMANG MBYLLJEN E QEVERISË

Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten në mbrëmje vetëm disa orë para se të skadonte afati, legjislacionin që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale dhe e financon atë deri më 3 dhjetor. Kongresi e kishte miratuar projekt-ligjin të enjten. Votimet e njëpasnjëshme nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve shmangën njërën krizë, por paqartësitë për një krizë tjetër vazhdojnë ndërsa demokratët dhe republikanët përballen me çështjen e rritjes së kufirit të borxhit të qeverisë. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi masën e financimit afatshkurtër me 254 vota pro dhe 175 vota kundër, pasi Senati e miratoi atë me një rezultat 65-35. Shumica e republikanëve në të dy dhomat votuan kundër saj. Legjislacioni ishte i nevojshëm që qeveria të vazhdonte të funksionontepasi viti aktual financiar të përfundonte në mesnatën e së enjtes. Miratimi u jep ligjvënësve më shumë kohë për të hartuar buxhetin që do të financojë agjencitë federale dhe programet që ato administrojnë.

SHARE