PËRVETËSIMI I NJOHURIVE NË KUSHTE KOMPLEKSE TË JETË NJË SFIDË

Jam duke ndjekur zhvillimin e situatës në komunat më të rrezikuara ne Nikshiq, Berane dhe Andrijevicë me vëmendje të veçantë dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor për nxënësit dhe mësimdhënësit, për të treguar përgjegjësinë më të madhe të mundshme në respektimin e masave shëndetësore, tha Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq. Ai tha se autoritetet kompetente shtetërore, në përputhje me kompetencat dhe detyrimet e tyre, kanë përcaktuar modelin e mësimdhënies në kushtet e një situate komplekse epidemiologjike. Ai u kërkoi autoriteteve kompetente të miratojnë një seri të re të masave të kujdesit shëndetësor në kohën e duhur, nëse situata bëhet më e komplikuar, duke ndjekur standardet ndërkombëtare në luftën kundër koronavirusit.

SHARE