Le të jemi të përgjegjshëm dhe të mbrojmë të dashurit tanë, të ndihmojmë dhe respektojmë të moshuarit, tha Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq me rastin e 1 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar.Fatkeqësisht, 68% e vdekjeve nga efektet e virusit Covid-19 janë mbi moshën 65 vjeçare. “Nevojat dhe kërkesat specifike nga aspekti i politikave sektoriale janë proporcionale me kontributin unik të të moshuarve në zhvillimin dhe pasurinë e shoqërisë sonë,” tha Gjukanoviq në Twitter. Ai shtoi se vetëdija për përgjegjësinë e të gjithë neve për të mbrojtur të moshuarit më afër nesh, dhe për të përmirësuar pozicionin e të moshuarve si anëtarë aktivë të komunitetit, dhe jo vetëm marrësit pasivë të shërbimeve, është detyra kryesore e autoriteteve përgjegjëse.