Foto: Shutterstock
Viti i ri shkollor 2025/2026 nisi sot për rreth 97,000 nxënës dhe do të përfundojë më 12 qershor.
Gjysmëvjetori i parë do të përfundojë më 26 dhjetor, ndërsa pushimi dimëror do të fillojë më 27 dhjetor.
Gjysmëvjetori i dytë fillon më 19 janar dhe përfundon më 12 qershor.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq, njoftoi se në pothuajse të gjitha shkollat në Malin e Zi është mbajtur grevë paralajmëruese, për shkak se me llogaritjen qendrore të pagave mësimdhënësve u është ulur paga deri në 50 euro, e disave edhe më shumë.
Greva paralajmëruese, sipas tij, është organizuar në mënyrë që të mos pengojë zhvillimin e mësimit.
Bozhoviq tha se me këtë mënyrë ata duan të paralajmërojnë autoritetet që duhet të respektojnë rregullat dhe se pagesa u është ulur jashtë aktit ligjor.
Sindikalistët thanë se pas kësaj do t’u japin autoriteteve një afat prej 15 ditësh për të korrigjuar llogaritjen e pagave në mënyrë që askujt të mos i ulet paga.
Nëse nuk arrihet kompromis, do të mbahet seanca e Këshillit Kryesor ku do të shqyrtohen modelet e radikalizimit të mëtejshëm – ndërprerja e mësimit ose protesta masive.