GJELAJ: 1 SHTATORI 2018, NJË KTHESË HISTORIKE PËR MALËSINË

Foto: Malësia/Facebook/

Sot, Komuna e Tuzit shënon 7-vjetorin e themelimit të saj si njësi e veçantë administrative.

Më 1 shtator të vitit 2018, Malësia riktheu dinjitetin dhe zërin e saj institucional, duke u bërë komunë më vete, një moment historik për banorët e kësaj treve.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë qytetarët e Malësisë, duke e cilësuar këtë datë si një fitore të përbashkët, rezultat i sakrificave dhe përpjekjeve të shumë brezave.

“Për mua, të jem në krye të Komunës së Tuzit është nderi më i madh i jetës sime,” thekson Gjelaj, duke falënderuar punonjësit e administratës për përkushtimin, diasporën për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe të gjithë qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin.

Kryetari Gjelaj vlerësoi gjithashtu rolin e unitetit të partive shqiptare nën ombrellën e Forumit Shqiptar, si një faktor kyç për arritjet e deritanishme dhe për rrugën përpara.

“Bashkimi ynë është forca jonë,” u shpreh ai.

“Vetëm të bashkuar do të ecim drejt një Malësie më të zhvilluar dhe më krenare.”

Në fund të mesazhit të tij, kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, uron të gjithë qytetarët: Gëzuar Ditën e Komunës!

SHARE