KEKOVIQ: ÇMIMET U RRITËN MBI 100 PËR QIND, POLITIKA NA PUSHTOI

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi, Srgja Kekoviq, ka bërë të ditur se çmimet e disa produkteve ushqimore janë rritur mbi 100 për qind pas programit “Evropa Tani”.

Në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi, ai tha se jemi të bllokuar në sferën e politikës dhe se nëse vazhdon trendi i rritjes së çmimeve, mund të ketë trazira sociale.

Kekoviq theksoi se Unioni i Sindikatave të Lira të Malit të Zi ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Malit të Zi që të diskutojë për kufizimin e marzhit.

“Mendoj se jemi të ngujuar në sferën e politikës, ku kemi pasur turbulenca në tre vitet e fundit. Qeveria nuk ka kohë të merret me çështjet e jetës dhe nëse ka mekanizma, sigurisht që janë”, vlerëson Kekoviq.

Ai beson se mund të ketë trazira sociale nëse vazhdon trendi i rritjes së çmimeve, gjë që, thotë ai, do të na kthente një hap prapa.

Ai vlerësoi gjithashtu se aksioni “Stop Inflaconit” kishte dhënë rezultate të caktuara, por ndaloi me aq.

Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të Qeverisë që të “ulen në tavolinë” dhe të marrin masa konkrete, ndërsa paralajmëroi se Unioni i Sindikatave të Lira të Malit të Zi do të fillojë me numërimin e shportës së konsumatorit, pasi që nga viti i ardhshëm Administrata për Statistikat Monstat do ta ndërpresë këtë praktikë.

SHARE