FORCA: MALËSIA PO DËSHMON SE PËRMES PROJEKTEVE DHE INVESTIMEVE KAPITALE MUND TË ZHVILLOHET

Forca e Re Demokratike ka uruar popullit të Malësisë në krye me kryetarin e Komunës Nik Gjeloshaj, kryetarin e Kuvendit Fadil Kajoshaj dhe udhëheqësinë e komunës, Ditën e Komunës së Tuzit – 1 shtatorin. Në urimin e Forcës thuhet: “Sot Malësia shënon Ditën e Komunës – 1 shtatorin, datë e cila erdhi pas shumë vitesh përpjekje të subjekteve shqiptare edhe pse kishte shumë tentativave që Tuzi të mos e fitojë statusin e Komunës, kurse arsye e shumë kundërshtarëve ishte se Komuna e Tuzit nuk mund të ketë stabilitet dhe zhvillim ekonomik.” Nga Forca e Re Demokratike më tej shtuan: “E theksova këtë fakt sepse sot, pas dy vitesh, nëse i bëjmë një retrospektivë, me shumë dashamirësi mund të them se Komuna e Tuzit është një nga arritjet tona më të mëdha. Bindjet dhe besimi ynë që Malësia mund të zhvillohet po dëshmohen çdo ditë përmes projekteve dhe investimeve kapitale të cilat po bëhen. “Ju dëshirojmë që kjo komunë të zhvillohet edhe më shumë, të ketë prosperitet dhe ekonomi të qëndrueshme,” përfundon urimi i Forcës. Po ashtu, përfaqësuesit e partive parlamentare: Kryetari i Partisë Socialiste Popullore të Malit të Zi Vlladimir Jokoviq, Kryetari i Partisë Boshnjake Ervin Ibrahimoviq, Partia Liberale si dhe Partia Demokratike Popullore e Malit të Zi, dërguan urime me rastin e 1 Shtatorit, Ditës së Komunës së Tuzit, duke theksuar se është një mjedis që ushqen multikulturalizmin, dhe megjithëse komuna më e re, me shfrytëzim të zgjuar të burimeve, menaxhim racional dhe të brendshëm, qeverisja vendore mund të arrijë rezultate të rëndësishme.

SHARE