ABAZOVIQ UROI DITËN E KOMUNËS SË TUZIT

Tuzi ka qenë gjithmonë një shembull i bashkëjetesës së qytetarëve të feve dhe kombeve të ndryshme që kontribuojnë në zhvillimin e Malit të Zi si shtet qytetar, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një mesazh urimi me rastin e 1 Shtatorit, Ditës së Komunës së Tuzit. Në urimin drejtuar Kryetarit të Komunës Nik Gjeloshaj, Kryetarit të Kuvendit Komunal Fadil Kajoshaj, këshilltarëve të parlamentit lokal dhe të gjithë qytetarëve të Tuzit, Zëvendëkryeministri Abazoviq theksoi se hapja e kalimit të ri kufitar Cemi i Trieshit- Grabom do të sjellë shancë dhe mundësi të reja zhvillimi për atë pjesë të Komunës së Tuzit dhe gjithashtu do të promovojë potencialet turistike që posedon lumi Cem. “Le të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një shoqëri prosperiteti, zhvillimi dhe inovacioni, për një të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët e Tuzit dhe Malit të Zi,” përfundoi Abazoviq.

SHARE