RRITJE E NDJESHME E TURIZMIT NË MAL TË ZI GJATË GJYSMËS SË PARË TË VITIT 2025

Foto: Pixabay

Mal i Zi ka regjistruar rritje të ndjeshme të qarkullimit turistik në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, me mbi 940 mijë vizitorë, që paraqet një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe 24% më shumë se në vitin rekord 2019, sipas të dhënave nga Monstat dhe Organizatës Kombëtare Turistike.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga 1 janari deri më 1 qershor 2025, janë regjistruar 7.317.631 hyrje nëpër pikëkalimet kufitare, që është 5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm në muajin qershor 2025, janë regjistruar 2.798.477 hyrje, me një rritje prej 6% krahasuar me qershorin 2024.

Shumicën e vizitorëve e përbëjnë turistët nga vendet e rajonit, ndërsa një pjesë e konsiderueshme vjen edhe nga Britania e Madhe, Gjermania, Izraeli, SHBA, Turqia dhe Rusia.  

Rritja e vazhdueshme e numrit të vizitorëve konfirmon potencialin turistik të Malit të Zi dhe rëndësinë strategjike të sektorit të turizmit për zhvillimin ekonomik të vendit.

SHARE