Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka nënshkruar dekretet për shpalljen e 28 ligjeve të miratuara nga Kuvendi gjatë seancës së parë të rregullt në vitin 2025.
Ligjet përfshijnë fusha kyçe si siguria, arsimi, administrata publike, transporti, financat, koncesionet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
Ndryshime janë bërë edhe në ligjet për tatimet, industrinë e verës, marrëdhëniet obligative në transportin ajror, si dhe në fushat e zgjedhjeve, identifikimit personal, dhe menaxhimit financiar publik. Po ashtu janë ratifikuar disa konventa ndërkombëtare.