IVANOVIQ: MALI I ZI HAP RRUGËN PËR MBYLLJEN E KAPITUJVE TË NEGOCIATAVE ME BE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Zëvendëskryeministri për Çështje të Jashtme dhe Evropiane, dr. Filip Ivanoviq, tha se falë bashkëpunimit të fuqishëm ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit, është miratuar një grup ligjesh kyçe nga agjenda evropiane, gjë që përbën një hap të rëndësishëm në procesin negociator me Bashkimin Evropian.

“Falë bashkëpunimit të fuqishëm ndërmjet Qeverisë dhe Kuvendit, janë miratuar ligje kyçe nga agjenda e BE-së, duke hapur rrugën për mbylljen e disa kapitujve negociues deri në fund të vitit. Mali i Zi po dëshmon stabilitet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj qëllimit të përcaktuar – Mali i Zi anëtari i 28-të i BE-së,” theksoi zëvendëskryeministri Ivanoviq.

Ai theksoi se progresi i arritur në përmbushjen e detyrimeve nga agjenda evropiane konfirmon vullnetin politik dhe pjekurinë institucionale që nevojiten për përmbylljen e suksesshme të negociatave të anëtarësimit.

SHARE