1 GUSHT – DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT TË MUSHKËRIVE

Foto: Ilustrim

Sot, më 1 gusht, në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Luftës kundër Kancerit të Mushkërive – një nga format më të zakonshme dhe më vdekjeprurëse të kancerit, me rreth 2,5 milionë raste të reja në vit dhe afërsisht 1,8 milionë vdekje.

Sipas të dhënave të GLOBOCAN dhe OBSH-së, shkaktarët kryesorë përfshijnë duhanpirjen, ndotjen e ajrit dhe ekspozimin ndaj tymit pasiv. Në Mal të Zi, çdo vit sëmuren rreth 4.000 persona nga kanceri, ndërsa afër 2.000 humbin jetën sipas Shoqërisë Malazeze për Luftë kundër Kancerit.

Te meshkujt më të zakonshëm janë kanceri i mushkërive, i prostatës dhe i zorrës së trashë; te gratë – i gjirit, i zorrës së trashë dhe i mushkërive.

Shoqëria Malazeze për Luftë kundër Kancerit thekson se parandalimi dhe zbulimi i hershëm janë armët më efektive kundër kësaj sëmundjeje.

Dita Botërore synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm, përmes reduktimit të duhanpirjes dhe programeve të skriningut.

Aktivitetet edukative dhe kontrollet falas organizohen në shumë vende për të ndihmuar komunitetin.

Kjo ditë është shënuar për herë të parë në vitin 2018.

SHARE