VOJINOVIQ: NXËNËSIT NË SHKOLLË QË NGA 4 SHTATORI, TEKSTET SHKOLLORE TË SIGURUARA

Fillimi i vitit shkollor nuk do të shtyhet, kështu që nxënësit do të ulen në bankat shkollore më 4 shtator, siç është paraparë në kalendarin shkollor, tha ministri i Arsimit Miomir Vojinoviq.

Vojinoviq tha se kalendari shkollor tashmë është miratuar siç është propozuar nga Ministria e Arsimit.

“Në këtë moment është e vështirë të thuhet se çfarë mundësish do të ketë në shtator nga njëra anë, por edhe në janar nga ana tjetër, nëse zgjatja e mundshme e pushimeve do të kontribuojë në sezonin turistik, ndaj kalendari është i miratuar në këtë moment, mësimi fillon më 4 shtator, si dhe vitet e kaluara”, ka theksuar Vojinoviq.

Ministri tha se janë siguruar tekste shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Duke komentuar masat e marra për të luftuar dhunën e bashkëmoshatarëve, Vojinoviq tha se është bërë shumë dhe se nga 1 shtatori do të rritet numri i psikologëve dhe pedagogëve në shkolla.

Ai tha se aktualisht në shkollat ​​në vendin tonë janë 147 pedagogë dhe 66 psikologë dhe ky numër do të rritet me gati 30 për qind, për 60 pedagogë dhe psikologë.

SHARE