Foto: Ilustrim
Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë, Vlladimir Paviqeviq, paralajmëroi në një konferencë për shtyp se situata me pagat në sektorin e shëndetësisë është e papranueshme.
Ai theksoi se pagat e infermiereve dhe teknikëve mjekësorë janë 10 përqind më të ulëta se të të tjerëve në shtet.
„Sindikata ka vendosur të organizojë një protestë të gjithë punonjësve të tjerë në sistemin shëndetësor. Ne u detyruam të bëjmë këtë protestë sepse nuk mund të lejojmë këtë marrëdhënie nga ana e Qeverisë. Më në fund ka ardhur koha për dialog social dhe më në fund ka ardhur koha që të na dëgjojnë. Kjo nuk është vetëm një kërkesë sindikale, kjo është kërkesa e të gjitha familjeve“, tha Paviqeviq.