Foto: Pixabay
Sipas të dhënave të Popullsit dhe Banesave 2023, në Mal të Zi ka gjithsej 215,227 familje.
Më shumë se gjysma e tyre kanë nga 3 deri në 5 anëtarë. Familjet me vetëm një person janë rreth 23% e të gjitha familjeve, ndërsa ato me 6 ose më shumë anëtarë janë shumë pak, vetëm rreth 6%.
Në shumicën e komunave, familjet më të zakonshme janë me 3 deri në 5 anëtarë, përveç në komunën e Shavnikut, ku ka shumë familje vetjake (me vetëm një person) rreth një e treta e familjeve aty janë të tilla. Në komunën e Tuzit ka më pak familje vetjake, vetëm rreth 12%.
Rreth 69% e familjeve në Mal të Zi janë familje të zakonshme, ku në shtëpi jeton vetëm një familje. Vetëm 5% e familjeve kanë dy ose më shumë familje që jetojnë bashkë në të njëjtën shtëpi. Ndërsa 26% e familjeve janë të ndryshme nga familjet tradicionale.
Në komunën e Shavnikut, më shumë se gjysma e familjeve janë familje të zakonshme, ku në shtëpi jeton vetëm një familje. Në komunën e Zetës, kjo përqindje është edhe më e lartë, rreth 73%. Komuna me numrin më të vogël të familjeve që jetojnë bashkë me dy ose më shumë familje në të njëjtën shtëpi është Budva, me vetëm rreth 2%. Ndërsa në Tuz ky numër është më i lartë, rreth 14%.