NUMRI I TË INFEKTUARVE U RRIT ME RRETH 130 PËR QIND NË DY JAVË

Mali i Zi ditët e fundit ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve rishtas me koronavirus, ndaj në këtë kuptim është dhënë rekomandimi për vendosjen e maskave mbrojtëse në aeroporte, stacione treni dhe autobusi, si dhe në të gjitha vendet ku vërehet një grupim më i madh i njerëzve. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të infektuarve me koronavirus është rritur me rreth 130 për qind në dy javët e fundit dhe bashkitë bregdetare janë aktualisht në krye të numrit të rasteve aktive, gjë që është e kuptueshme duke pasur parasysh sezonin turistik veror. Numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 1,437.

SHARE