NGA SOT MARZHE TË KUFIZUARA PËR MIELLIN, VAJIN, SHEQERIN DHE KRIPËN

Në Mal të Zi, sot ka hyrë në fuqi një vendim që kufizon masën maksimale të marzheve në dyqanet me shumicë në pesë për qind, për miellin e grurit (tipi 400 dhe 500), sheqerin, vajin dhe kripën, ndërsa marzhi maksimal për këto produkte ushqimore për dyqanet e vogla do të arrijnë në shtatë për qind. Me kufizimin e marzheve, këto produkte ushqimore mund të jenë më të lira, dhe vendimi është miratuar në seancën e fundit të Qeverisë së Malit të Zi. Çmimet e ushqimeve bazë janë rritur në mënyrë dramatike këtë vit, veçanërisht pas fillimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt. Kështu, për një litër vaj në fillim të vitit 2021 është dashur të ndahet një euro, në janar 2022, 1.40 euro dhe çmimi i atij produkti në tregjet malazeze tani varion nga 2.3 deri në 2.4 euro. Një kilogram miell (tipi 400) kushtonte 40 cent në janar 2021, një vit më vonë pati një rritje prej 50 për qind dhe tani çmimet e miellit janë rreth 80 cent. Çmimi i një kilogrami kripë është ndërmjet 50 dhe 60 cent, ndërsa sheqeri është 95 cent.

SHARE