VAKSINIMI NË SHTËPI DHE NDËRMARRJE NË TË GJITHË MALIN E ZI

Me qëllim të afrimit të imunizimit me qytetarët, do të organizohet një aksion i ekipeve lëvizëse të vaksinimit, të cilët do të vaksinojnë qytetarët në shtëpitë e tyre, por edhe në punë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Koordinatori i vaksinimit dhe drejtori i Qendrës Shëndetësore Podgorica, Dr. Danillo Jokiq, tha se ekipet e vaksinimit do t’u përgjigjen qytetarëve nëse aplikojnë dy ose më shumë persona nga familja, ndërsa vaksinimi në ndërmarrje do të organizohet nëse aplikojnë katër ose më shumë persona nga ndërmarrja në fjalë. Jokiq u bëri thirrje qytetarëve të regjistrohen në numrat e kontaktit të disponueshëm në qendrat lokale shëndetësore, çdo ditë nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 pasdite. Ai theksoi se nuk do të ketë vonesë në komunikim dhe se qytetarët e interesuar do të marrin informacion dhe një datë për vaksinim brenda afatit të caktuar.

SHARE