NIMANBEGU: QEVERIA TË PARAQESË NJË MËNYRË PËR TË ARRITUR MARRËVESHJE

Lista shqiptare pret që ata që mbajnë përgjegjësi politike për (dështimin) e dialogut të kenë oferta të qarta për mënyrën dhe afatet për arritjen e rezultateve të marrëveshjes që duhet të pasojë midis shumicës parlamentare dhe opozitës, tha deputeti Genci Nimanbegu, duke shtuar se ai do ta pranoj ftesën e Kryetarit të Kuvendit Alleksa Beçiq në mbledhjen që duhet të mbahet më 7 korrik. Nimanbegu vuri në dukje se lista që ai drejton ka dhënë kontributin e saj në punën e parlamentit deri më tani, duke deklaruar se kanë pritje të qarta nga bisedimet që duhet të harmonizohen nga opozita dhe qeveria. Ai vlerësoi se ftesa e Beçiqit u dërgua me një vonesë, duke marrë parasysh se situata politike u polarizua, kryesisht pas vendimit të PDS-së për të mos marrë pjesë në punën e parlamentit në fund të prillit. Po ashtu, Nimanbegu theksoi se në situatën në të cilën u gjend Parlamenti i Malit të Zi pas vendimit të FD për të mos marrë pjesë në punën e Kuvendit deri në marrëveshjen e re të koalicionit, ku në të vërtetë kemi një situatë ku parlamenti nuk mund të ulet më. “Sigurisht, të gjithë duhet të kujtojmë se nga 2016 në 2020, bojkoti nga partitë aktuale në pushtet bllokoi qëllimisht procesin e mbështetjes së dy të tretave në parlament. Kjo është arsyeja pse nuk kishte përparim në kapitujt 23 dhe 24 në atë periudhë. Kjo bllokadë u tregua e suksesshme për ato parti dhe është ironike që të njëjtat parti tani presin ‘përgjegjësinë’ e opozitës aktuale,” tha Nimanbegu. Ai kujtoi se shumica qeverisëse “i detyroi” ata të ndalonin pjesëmarrjen në punën e Komitetit për Reformën Gjithëpërfshirëse Zgjedhore me qëndrimin e tyre jo-bashkëpunues ndaj zgjedhjes së anëtarëve të asociuar të Komitetit. “Nëse ata synojnë të drejtojnë dialogun e përmendur në atë mënyrë, atëherë nuk mund të presim asgjë prej tij,” përfundoi Nimanbegu.

SHARE