Punëtorët shëndetësor , pa përjashtim, duhet tu japin shëmbull qytetarëve dhe në tërësi ti respektojnë të gjitha masat e parandalimit të përhapjes së korona virusit , ka theksuar ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq duke shtuar se nuk duhet lejuar që një sistem i organizuar shëndetësor të shkatërrohet me raportin e pa përgjigjshëm të disa individëve.
Ai sot ka biseduar me drejtorët e tëgjitha institucioneve shëndetësore në Mal të Zi të cilët i ka njoftuar me aktivitetet e Ministrisë dhe të Qeverisë në luftën kundër Pandemisë së koronavirusit dhe të cilat, siç ka theksuar, ekskluzivisht janë vendosur për ruajtjen e shëndetit dhe të jetës së qytetarëve të Malit të Zi.
“Në situatën e rrezikut të shtuar epidemiologjik me të cilën ballfaqohet Mali i Zi , Evropa dhe e tërë bota , përgjegjësia më e madhe bje mbi punëtorët shëndetësor, të cilët pa përjashtim duhet tu japin shëmbull qytetarëve dhe në tërësi ti respektojnë të gjitha masat mbrojtëse, duke filluar nga mbajtja e paisjeve mbrojtëse deri tek distanca fizike dhe higjiena personale” ka theksuar Hrapoviq.
Ai ka shtuar se obligimi i vetëm dhe kryesor i profesionistëve shëndetësorë është shëndeti i qytetarëve dhe po kjo gjendet në krye të prioriteteve të qeverisë dhe të sistemit në përgjithësi