PAGESA E NDIHMËS SHTESË PËR FËMIJË PLANIFIKUAR NGA SHTATORI NUK ËSHTË KOMPROMETUAR

Mjetet për pagesën e ndihmave shtesë për fëmijë janë paraparë në buxhet dhe nuk rrezikohet pagesa e planifikuar që nga shtatori, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. “Duke pasur parasysh interesimin e madh të publikut dhe mediave lidhur me pagesë shtesë për fëmijë, e cila është planifikuar që nga shtatori i këtij viti, informojmë opinionin dhe mediat se me Ligjin e Buxhetit për vitin 2022 janë planifikuar mjete në vlerë prej 27.4 milionë euro”, thuhet në njoftim.Ribalanci teknik i buxhetit në muajin maj parasheh mjete për pagesën shtesë të fëmijëve deri në moshën 18 vjeç në përputhje me ligjin.

SHARE