MALI I ZI MIKPRITËS I SAMITIT E 8-të TË VENDEVE TË VOGLA TË OBSH-së

Qeveria e Malit të Zi dhe Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropë do të jenë mikpritës të takimit e 8-të të nivelit të lartë të Iniciativës për Vendet e Vogla, i cili do të mbahet më 2 dhe 3 qershor 2022, në Hotel Splendid në Beçiq. Takimi do të mbledhë ministrat e shëndetësisë nga njëmbëdhjetë vende në Rajonin Evropian të OBSH-së (me më pak se 2 milionë banorë) për të diskutuar mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19, ndikimin e pandemisë në sistemet shëndetësore të vendeve të vogla, parandalimi afatgjatë dhe gatishmëria e sistemeve shëndetësore, reagimi dhe rimëkëmbja, dhe si vendet e vogla mund të promovojnë shëndetin dhe turizmin e qëndrueshëm.

SHARE