PROCEDIM DISIPLINORË KUNDËR BUDUQNOST

Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Malit të Zi filloi procedime disiplinore kundër KF Buduqnost për shkak të sjelljes së pahijshme dhe josporportive të tifozëve të tyre në ndeshjen e finaleve të Kupës së Malit të Zi kundër KF Deçiq. “Komisioni i garës FFMZ paraqiti një ankesë kundër KF “Buduqnost” për shkak të sjelljes jo sportive të tifozëve të tyre në ndeshjen finale të Kupës së Malit të Zi të luajtur midis KF “Deçiq” – KF “Buduqnost”. Në minutën e 23-të, tifozët e KF “Buduqnost” kanë përdorur fjalë fyese për lojtarët e KF “Deçiq” mbi bazën kombëtare, gjë që u konstatua në raportin shtesë të delegatëve të ndeshjes. Duke inspektuar raportet e paraqitura të zyrtarëve të ndeshjes, Komisioni Disiplinor i FFMZ vendosi të fillojë procedime disiplinore kundër KF Buduqnost për shkak të një dyshimi të bazuar se kishtin kryer një shkelje të Nenit 97, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Rregullores Disiplinore të FFMZ,” njoftoi Federata e Futbollit. Ndërsa sot në faqen zyrtare të Facebook, kryteari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj i kërkoi falje z. Mijaç, pasi mori vesh se ai u kishte kërkuar falje lojtarëve dhe stafit të klubit të Deçiqit për sjellje të pahijshme të tifozëve të Buduqnostit.

SHARE