DITA E FËMIJËVE, TRADITË E KOMUNËS SË TUZIT

Përmes një njoftimi nga Komuna e Tuzit ka uruar 1 qershorin të gjithë femijëve ditën ndërkombetare të tyre.

Siç njoftojnë kjo festë planifikohet të jetë traditë për Komunën e Tuzit, e cila filloi nga viti i kaluar.

“Këtë vit, për shkak të pandemisë me qellim të mbrojtjes së qytetarëve tonë, sidomos atyre më të rinjve, nuk kemi qenë në gjendje që ta organizojmë këtë festim, mirëpo, përfaqësuesit e Komunës do ta gjejnë mënyrën që më të rinjtë t’i argëtojnë e tu kushtojnë vëmendje në mënyra të tjera,” thuhet në njoftim.

Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.

SHARE