PROTESTË PËR 1 MAJIN NË TIRANË / KËRKOHEN PAGA DHE KUSHTE MË TË MIRA NË PUNË

Foto: Gazeta.al

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të punëtorëve, dhjetra qytetarë aktivistë apo profesionistë të fushave të ndryshme u mblodhën në shesh për të protestuar, jo vetëm për pagat e ulëta, por edhe për mënyrën se si trajtohen nga eprorët e tyre.

Punonjësit e shëndetësisë protestuan për më shumë dinjitet në punë. Në këtë protestë, u mblodhën edhe punonjës të fasonerive.

Ata kërkojnë 40 orë punë në javë, paga më të denja si dhe të trajtohen me respekt.

Aktivistët ngritën zërin për punonjësit e pastrimit, komunitetin rom, apo edhe për qytetarë të tjerë që nuk vlerëson sa duhet në vendin e punës.

Qytetarët kërkuan të merren masa për aksidentet në punë, pasi sipas tyre vetëm në vitin 2024, 33 punonjës humbën jetë nga mungesa e sigurisë në vendet ku punojnë.

SHARE