SHQIPËRI, SHOQËRIA CIVILE DEL NË PROTESTË, KËRKOJNË PAGESA MË TË LARTA

Banorët e kryeqytetit sëbashku me shoqërinë civile kanë dalë mëngjesin e sotëm (1 maj) në shenjë protestë në ditën ndërkombëtare të punëtorëve. Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë pagesa më të larta dhe kushte më të mira pune. Sindikatat dhe Organizata joqeritare kanë hartuar një peticion me një sërë kërkesash përsa i takon zgjidhjes së problematikave të punësimit në vend, të cilat do t’i adresohen qeverisë. Drejtuesit e organizatave sqarojnë se ka një rritje të informalitetit në punësim nga viti në vit dhe gjithashtu një rritje të numrit të vdekjeve në vendin e punës. 1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Në Shqipëri kryesisht 1 maji kalohet me festime si një ditë pushimi, por shoqëria civile organizon çdo vit protesta dhe manifestime.

SHARE