Rusia ka nisur një seri sulmesh me raketa dhe artileri në Ukrainë, sulmi i dytë në tre ditë. Një person vdiq në rajonin Kherson dhe 25 persona, përfshirë tre fëmijë u plagosën në Dnipropetrovsk, sipas BBC. Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se 15 nga 18 raketat e lëshuara u kapën nga mbrojtja ajrore e vendit. Një nga objektivat kryesore ishte qyteti i Pavlohrad pranë Dnipros, një zyrtar i instaluar nga Rusia tha se burimet për një ofensivë ukrainase u goditën. Duke shkruar në Telegram me një gjest me gishtin lart, Vladimir Rogov tha se raketat synonin infrastrukturën hekurudhore dhe depot e karburantit. Nëntëmbëdhjetë blloqe apartamentesh të larta, 25 shtëpi private, gjashtë shkolla dhe kopshte dhe pesë dyqane u dëmtuan gjithashtu. Ushtria e Ukrainës ka folur prej disa kohësh për një kundërofensivë të madhe, pa specifikuar se ku dhe kur mund të nisë.