Pasi bordi i Twitter-it ra dakord t’ia shiste kompaninë njeriut më të pasur në botë, Elon Musk, shefi i Tesla-s, bëri shaka për blerjen e Coca Cola-s.
“Më pas do ta blej Coca-Cola-n për ta vendosur përsëri kokainën”, shkroi Musk në Twitter të enjten.
Ky postim tërhoqi shumë vëmendje nga përdoruesit e rrjetit.
Musk kishte bërë shaka me postimin në Twitter për blerjen e Coca-Cola-s dhe rikthimin e “kokainës” në pije, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ky postim në Twitter ka thyer një rekord të ri me mbi 4.7 milionë pëlqime.
Sipas raportimeve, postimi i Musk për Coca-Cola-n është tani postimi i dytë më i pëlqyer në historinë e Twitter.
Tweet-i i Musk ka tejkaluar postimin e ish-presidentit amerikan Barack Obama që ishte në pozitën e dytë me më shumë se 4.1 milionë pëlqime.
Ndërkohë, tweet-i më i pëlqyer ndonjëherë është njoftimi për ndarjen nga jeta të aktorit amerikan Chadwick Boseman më 29 gusht 2020. Ai vdiq për shkak të kancerit të zorrës së trashë. Postimi ka më shumë se 7.1 milionë pëlqime. /Telegrafi/