MARKOVIQ: SË BASHKU PËR TË RUAJTUR VENDET E PUNËS, BIZNESET DHE MALIN E ZI

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka uruar të gjithë punonjësit 1 majin, duke theksuar se këtë vit ne festojmë Ditën Ndërkombëtare të Punës në një kohë kur e gjithë bota ka frikë dhe lufton për jetën e njerëzve, dhe kur çdo aktivitet ekonomik është ndalur pothuajse plotësisht.

“Pandemia e koronavirusit e ka vendosur tërë planetin në një përvojë të paparë. Në Mal të Zi, ne po luftojmë për shëndetin e qytetarëve tanë, për jetesën e tyre dhe për ruajtjen e çdo vendi të punës. Pra, sfidat shëndetësore na kanë çuar në një krizë ekonomike dhe ekzistenciale, ndaj së cilës duhet t’i përgjigjemi me potencialin e përgjithshëm shoqëror,” thuhet në urim.

Kryeministri u ka thënë qytetarëve se duhet ta fitojmë këtë betejë të pasigurt.

“Dhe për ju që punoni dhe krijoni vlerë të re, dhe për shkak të gjeneratave të të rinjve tanë që kanë nevojë për siguri më shumë se kurrë më parë. Vetëm së bashku dhe në solidaritet mund të ruajmë vendet e punës, të ruajmë bizneset dhe të ruajmë Malin e Zi”, tha Markoviq në urimin me rastin e 1 majit.

SHARE