Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përkujtoi sot 17-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, duke e cilësuar atë një arritje historike që ka forcuar sigurinë, sovranitetin dhe rolin e vendit në aleancën euroatlantike.
“Sot, 17 vjet Shqipëria në NATO, një moment historik për sigurinë, sovranitetin dhe orientimin Euroatlantik”, shkruan Begaj në një postim në Facebook..
Ai shtoi se NATO, si aleancë e vlerave demokratike, është garant i paqes, sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapësirën euroatlantike, dhe se Shqipëria ka qenë një aleate e denjë, duke kontribuar aktivisht në misionet dhe operacionet e saj.
Presidenti Begaj gjithashtu shprehu krenarinë për profesionalizmin e forcave të armatosura shqiptare.
“Krenarë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave tona të Armatosura! Mbetemi të bashkuar për paqen, stabilitetin dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, thotë Begaj.









