MONSTAT: NË SHKURT RRETH 85 MIJË NET QËNDRIMI NË MAL TË ZI

Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave paraprake të Monstat, në shkurt në Mal të Zi janë regjistruar rreth 41,32 mijë ardhje turistësh dhe 85,1 mijë net qëndrimi në akomodimet kolektive.

Nga numri total i net qëndrimeve:

  • 71,7% janë realizuar nga turistë të huaj
  • 28,3% nga turistë vendas

Sipas llojit të destinacioneve:

  • 57,6% e net qëndrimeve janë realizuar në zonat bregdetare
  • 16,6% në zonat malore
  • 16,3% në kryeqytet
  • 9,4% në destinacione të tjera

Akomodimi kolektiv përfshin hotele, motele, hostele dhe objekte të ngjashme, ndërsa nuk përfshin akomodimin privat si dhomat apo apartamentet me qira.

SHARE