PËRBERESIT:
3 kokrra vezë
100 gr gjalpë
150 gr sheqer
300 gr miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
4 kokrra mollë
½ lëng limoni
2 lugë gjelle sheqer për mollët
Sheqer vanilje
PËRGATITJA:
Në një tas fillimisht shtoni vezët me sheqerin, i rrihni me mikser elektrik derisa sheqeri të shkrijë dhe veza të bëhet kremoze. Shtoni gjalpin e shkrirë dhe të ftohur, i përzieni së bashku duke shtuar pak nga pak miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Masën që u krijua e shtroji në një tavë keku.
Ndërkohë qëroni mollët, i prisni ato në feta me trashësi mesatare dhe i përzieni me lëng limoni, 2 lugë sheqer, vanilje dhe pak kanellë. Mbuloni komplet tavën e kekut me feta molle në formë rrethore dhe e vendoseni atë në furrën e parangrohur në 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Pasi keku të ftohet mund ta pudrosni me sheqer pluhur sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!